Skuadra e Manchester Cityt sonte do të takohet me PSG’në në Ligën e Kampionëve.
Manchester City e mirëpret PSG’në në “Etihad” me fillim nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.
Manchester City ndodhet në vendin e parë në tabelë me nëntë pikë të grumbulluara, kurse PSG ndodhet në vendin e dytë me një pikë më pak.
Bazuar në pesë ndeshjet e fundit direkte mes dy skuadrave del se skuadra e Manchester Cityt ka dukshëm më shumë avantazh se ai ajo e PSG-së. Skuadra e Guardiolas ka 3 fitore, një barzim dhe një humbje ndaj PSG-së.

/GazetaBlic Sport/


