Sporti

Manchester City planifikon ristrukturimin e “Etihad Stadium”

04/18/2023 12:59
nga:Mergim Rreci

Manchester City njoftoi këtë të hënë se i ka paraqitur një kërkesë Këshillit të Qytetit të Manchesterit për ristrukturimin e stadiumit Etihad, duke përfshirë rritjen e kapacitetit të objektit në më shumë se 60,000 spektatorë.

Në një deklaratë, qytetarët, shpjegojnë se objektivi është “të ofrohet përvoja më e mirë për fansat dhe një destinacion argëtimi gjatë gjithë vitit”, përcjell GazetaBlic Sport.

Propozimi i Manchester City përfshin disa objekte të lidhura dhe të integruara plotësisht në stadium, rritjen e kapacitetit të stadiumit dhe shtimin e disa elementeve tjera.