Sporti

Manchester City në finale kjo është deklarata emocionuese e Guardiolas

05/04/2021 23:38
nga:Lorik J

Manchester City ka kaluar në finale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Pep Guardiolas ka fituar sot ndaj PSG’së me rezultatin 2-0 ndaj PSG’së, për të siguruar kështu një vend në finalen e madhe të Championsit, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i Manchester Cityt për RMC.

Ishte një ndeshje e vështirë. Ata vendosën shumë lojtarë në vijën e fundit. Ishte mirë që Mbappe nuk luajti, sepse ata janë të pandalshëm në situata të caktuara“, tha fillimisht Guardiola.

Më pas ai deklaroi që është i lumtur me vazhdimësinë e formës së mirë të ekipit të tij ndër vite.

“Të jesh në Champions League çdo vit është më e rëndësishmja. Nëse nuk kualifikoheni çdo vit, nuk ka kuptim. Jemi këtu, jemi të lumtur … Për mua, gjëja më e rëndësishme është të fitoj tri herë Premier League në katër vjet. Kjo është qëndrueshmëri”, tha ai.

“Nuk mund të kërkoj më shumë se ato që kam përjetuar në karrierën time. Unë kam fituar Ligën e Kampionëve dy herë. Kam drejtuar klube fantastike. Nuk mund të kërkoj më shumë. Të jesh në finalen e Champions League, një krenari e jashtëzakonshme për tifozët tanë“, përfundoi spanjolli.