Sporti

Manchester City mohon zërat për largimin e Haalandit, paralajmëron veprime ligjore

06/04/2026 09:06
nga:L J

Klubi i Manchester City ka hedhur poshtë raportimet e ardhura nga Spanja lidhur me të ardhmen e sulmuesit norvegjez Erling Haaland.

Në një reagim zyrtar, Manchester City deklaroi se lajmet e publikuara janë të pavërteta dhe se nuk ekziston asnjë mundësi që skenari i përfolur të realizohet.

“Historitë që kanë dalë nga Spanja në lidhje me të ardhmen e Erling Haaland janë të pabaza. Nuk ka asnjë mundësi që kjo të ndodhë dhe kontrata nuk përmban asnjë klauzolë që do ta lejonte një gjë të tillë”, thuhet në deklaratën e klubit.

Gjithashtu, kampionët e Anglisë njoftuan se po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve ligjore për shkak të përdorimit të imazhit të lojtarit në këtë kontekst, pasi kandidati për president të Real Madridit, Riquelme e përmendi.

“Për shkak të përdorimit të imazhit të lojtarit tonë në këtë çështje, po konsiderojmë nisjen e procedurave ligjore”, përfundon reagimi i Manchester Cityt.

/GazetaBlic Sport