Sporti

Manchester City merr vendim për Raheem Sterling, futbollisti në dilema të mëdha

01/28/2022 15:23
nga:Mergim Rreci

Manchester City mbetet me shpresë se mund të bindë Raheem Sterling të nënshkruajë një kontratë të re, me ESPN që raporton se bisedimet janë hapur edhe një herë me reprezentuesin anglez.

Barcelona, Paris Saint-Germain dhe Real Madrid janë lidhur të gjitha me anësorin e “Qytetarëve”, me futbollsitin që nuk ka gjetur dot hapësirë në formacionin e Guardiolas, përcjell GazetaBlic Sport.

Por, kampionët e Premier League janë të vendosur ta mbajnë atë dhe duan që ta bindin të nënshkruajë kontratën e re.

/GazetaBlic Sport/