Manchester City ka mbyllur pjesën e parë me epërsi solide prej 2-0.
Goli i parë për skuadrën e Guardiolas erdhi pas autogolit të portierit të mysafirëve, Krul në minutën e 6’të, shkruan GazetaBlic Sport.
Krul shënoi gol në portën e tij pas një tollovie të krijuar në zonën e Norwichit.
Golin e dytë për Cityn dhe të parën në karrierë për të nën fanelën e Cityt e shënoi, Jack Grealish.
Grealish realizoi gol pas asistimit të Jesus në minutën e 22’të të takimit.
/GazetaBlic Sport/


