Premier League rikthehet me një ndeshje fantastike në fundjavë.
Të dielën, me fillim nga ora 17:30, do të zhvillohet derbi i madh i Manchesterit, shkruan GazetaBlic Sport.
Manchester City dhe Manchester United do t’i masin forcat në ‘Etihad Stadium’, atje ku pritet shumë rivalitet dhe spektakël i madh.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka fituar vetëm njërën nga tri ndeshjet e para, duke humbur dy të tjerat, kurse ‘Djajtë e Kuq’ kanë fituar 4 pikë, duke fituar një takim dhe duke siguruar një barazim ndaj Fulham.
/GazetaBlic Sport/


