Manchester City vijon të qëndrojë fort në garën për titullin e Premier League, ndërsa e mbylli raundin e 31-të më fitoren bindëse 3-1 ndaj Leicester City-t, me “dhelprat” që vuajnë në zonën e rrezikut.
Skuadra e Pep Guardiolës diktoi ritmin e të gjithë sfidës, me golin e parë që u realizua nga Stones në minutën e pestë, i cili i dha avantazhin ekipit të tij.
Më pas, në minutën e 13’ Erling Haaland do të dyfishonte avantazhin për vendasit duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.
Norvegjezi nuk u mjaftua me aq, pasi në minutën e 25’ ai do të realizonte golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin e tij, pas asistit te De Bruyne.
Ndërsa në fraksionin e dytë “Citizens” ishin pak më të tërhequr, këtë gjë e shfrytëzoi Iheanacho në minutën e 75’, i cili realizoi golin e vetëm për “dhelprat”.
Pas kësaj jave, Manchester City qëndron në vend të dytë me 70 pikë, tre më pak se Arsenali kryesues, ndërsa Leicester vuan në vend të 19-të me 25 pikë.