Shefi i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka mirëpritur tërheqjen e Manchester City nga projekti i Superligës.
Ai tha: “Unë jam i kënaqur dhe i uroj mirëseardhje City-t në familjen evropiane të futbollit.”
“Ata kanë treguar inteligjencë të madhe duke dëgjuar shumë zëra – veçanërisht tifozët e tyre. Siç e thashë në Kongresin e UEFA-s, duhet guxim të pranosh një gabim, por unë kurrë nuk kam dyshuar se ata kishin aftësinë dhe mendjen e shëndoshë për të marrë atë vendim.”
“City është një pasuri e vërtetë për futbollin dhe unë jam i kënaqur që po punoj me ta për një të ardhme më të mirë për lojën evropiane”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


