Sporti

Manchester City kërkon ndryshimin e një rregulli për finalen ndaj Arsenalit

02/05/2026 15:49
nga:Mergim Rreci

Manchester City do t’i kërkojë Ligës Angleze të Futbollit të ndryshojë rregullat e “Carabao Cup” me qëllim që të lejojë Marc Guehi-n të jetë pjesë e finales së muajit të ardhshëm.

Në konferencën e djeshme pas për shtyp Pep Guardiola shprehu zhgënjimin e tij për faktin se qendërmbrojtësi, i cili i kushtoi City-t 20 milionë stërlina, nuk mund të jetë në finalen e 22 marsit kur skuadra e tij do të ndeshet me Arsenalin në “Ëembley”.

Trajneri i City-t zbuloi se ai tashmë i ka kërkuar drejtuesve të klubit të kërkojnë që të ndryshohet rregulli, i cili hyri në fuqi këtë sezon.

Sipas rregullores së re një lojtar nuk mund të luajë me dy skuadra të ndryshme brenda një sezoni.