Sporti

Manchester City ka nënshkruar me lojtarin më të kërkuar në Premier League

12/31/2025 10:43
nga:Lorik J

Anësori i Bournemouth, Antoine Semenyo, i cili është lidhur me një transferim te të gjitha klubet e mëdha angleze javët e fundit, por siç duket ai do vazhdojë karrierën e tij te Manchester City.

Sipas Sky, Citizens e kanë çuar përpara marrëveshjen në orët e fundit, me transferimin që pritet të finalizohet së shpejti. City tashmë ka rënë dakord për gjithçka në lidhje me kushtet personale të Semenyos.

Klubi i Manchester Cityt ka rënë dakord tashmë me Bournemouth për detajet e fundit të marrëveshjes.

City do t’u paguajë atyre shumën prej 65 milionë paundësh, që është klauzola e lirimit të anësorit.

/GazetaBlic Sport