Sporti

Manchester City ka kujtime të mira nga vizita e fundit në Madrid

04/13/2022 17:11
nga:Mergim Rreci

Atletico Madrid do të mirëpresë Manchester Cityn në Estadio Wanda Metropolitano sonte, ndërsa synon të kthejë rezultatin dhe të arrijë kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë në “Etihad” përfundoi me rezultatin 1:0 në favor të Citizens, përcjell GazetaBlic Sport.

Manchester City ka mbajtur portën e pastër në të tri ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve. Herën e fundit që Manchester City vizitoi Madridin, ata dolën fitues 2-1 kundër Real Madridit të Zinedine Zidane në ndeshjen e parë të raundit të 16-të.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në ndeshjen e sotme.

/GazetaBlic Sport/