Sporti

Manchester City ka gati ofertën e re për De Bruyne, lojtari pritet të rinovojë pas përfundimit të sezonit

02/02/2023 10:03
nga:Lorik J

Kevin De Bruyne dhe Manchester City do vazhdojnë ende së bashku.

Klubi i madh anglez ka bërë kontaktet e para për zgjatjen e kontratës së mesfushorit, të cilit i skadon marrëveshja në vitin 2025, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas mediave britanike, një marrëveshje mes palëve mund të arrihet nga mesi i qershorit deri në fund të korrikut.

Kevin De Bruyne ka krijuar më shumë shanse se çdo lojtar tjetër në pesë ligat më të mira të Evropës këtë sezon dhe është shumë i rëndësishëm për ekipin.

/GazetaBlic Sport