Sporti

Manchester City ka gati 300 milionë paund për të investuar në “Etihad Stadium”

03/31/2023 15:31
nga:E K

Manchester City do të investojë 300 milionë funte për të rinovuar stadiumin Etihad.

Është planifikuar shtimi i 7700 ulëseve që do ta sillte stadiumin në një kapacitet prej 61 mijë spektatorësh, përcjell GazetaBlic Sport.

Rizhvillimi, raporton Daily Mail, përfshin gjithashtu një hotel të ri, një park fansash, një megastore dhe një muze dhe e gjithë kjo do ta çonte koston totale në një miliard paund.

Punimet janë planifikuar të nisin në nëntor me shpresën që ato të përfundojnë deri në fillim të vitit 2025.

/GazetaBlic Sport/