Sporti

Manchester City interesohet për yllin e PSG’së

05/23/2023 13:40
nga:L J

Manchester City ka pyetur për mesfushorin e Paris Saint-Germain, Marco Verratti, sipas Le Parisien.

Tetë herë fituesi i Ligue 1 me Les Parisiens thuhet se po konsideron një largim nga kryeqyteti francez, ndërsa klubi gjithashtu do të ishte i hapur për ta shitur atë. Pavarësisht nënshkrimit të një kontrate të re kohët e fundit, duke e mbajtur atë në klub deri në vitin 2026, Verratti nuk po e fsheh dëshirën e tij për të vazhduar përpara pasi ai i konsideron se kritikat me të cilat po përballet aktualisht janë të padrejta, përcjell GazetaBlic Sport.

Gazeta raporton se disa klube, përfshirë Citizens, kanë pyetur për situatën e fituesit të Euro 2021. Megjithatë, Le Parisien raporton se Verratti nuk ka marrë një vendim përfundimtar për një largim, megjithëse ai është i hapur për një sfidë të re.

/GazetaBlic Sport