Sporti

Manchester City – Inter, formacionet e mundshme

06/09/2023 21:51
nga:Mergim Rreci

Manchester City dhe Inter do të përballen nesër në finalen e Ligës së Kampionëve në Stamboll, me synimin për të ngritur lart trofeun më të rëndësishëm evropian për klube.

“Citizens” u hakmorën ndaj Realit të Madridit për eliminimin e një viti më parë, duke siguruar finalen e kompeticionit për herë të dytë në harkun e tre viteve, kurse Interi e mposhti Milanin në dy ndeshjet e gjysmëfinales.

Manchester City shkon kështu në finale, ku do të kërkojë triumfin, për të kompletuar “tripletën” e famshme, në anën tjetër, Interi kërkon lavdinë në krye me ekspertin e finaleve, Simone Inzaghi.

Pritet të jetë një përballje e jashtëzakonshme në “Atatürk Olympic Stadium”, me ndeshjen që do të fillojë në ora 21:00.

Ja formacionet e mundshme:

Manchester City – Ederson, Akanji, Dias, Ake, Stones, Rodri, Silva, De Bruyne, Gundogan, Grealish, Haaland

Inter – Onana, Darmian, Acerbi, Bastoni, Dumfries, Calhanoglu, Brozovic, Barella, Dimarco, Martinez, Dzeko

/GazetaBlic Sport/