Sporti

Manchester City i vendos çmimin Sterlingut

07/16/2021 20:06
nga:E K

Manchester City ka vendosur në shitje yllin anglez, Raheem Sterling.

Sipas “The Athletic“, trajneri spanjoll, Pep Guardiola nuk llogarit më në shërbimet e Sterling, shkruan GazetaBlic Sport.

Sterling ka kontratë me “Citizens” deri në vitin 2023.

Megjithatë ai nuk pritet të jetë pjesë e ekipit deri në këtë vit pasi skuadra angleze e ka nxjerrë në shitje atë.

Klubet e interesuara për shërbimet e tij duhet të ofrojnë 70 milionë euro për 26 vjeçarin.

/GazetaBlic Sport/