Në moshën 33-vjeçare, një sëmundje e zemrës e detyroi Kun Agueron “të varte këpucët në gozhdë” dhjetorin e kaluar, duke lënë pas një dekadë të artë të shënuar nga performancat e tij në fanellën e Manchester Cityt.
Pas dhjetë sezonesh në shërbim të skuadrës së Cityt, lojtari argjentinas është një figurë e pashmangshme në universin e klubit anglez edhe pas largimit nga fusha, e ardhmja e tij mund të mbetet e lidhur me futbollin, veçanërisht me ekipin e tij të vjetër, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas The Sun, klubi i Manchesterit do të shqyrtojë mundësinë e vendosjes së Agueros në një propozim për një pozicion si ambasador për skuadrën angleze. Ish-sulmuesi është golashënuesi më i mirë në historinë e klubit, me 260 gola të shënuar, një figurë shumë e dashur nga tifozët, por edhe nga komuniteti i futbollit në përgjithësi.
Kujtojmë se Aguero aktualisht ndodhet me pushime në Argjentinë, ku ka udhëtuar me 15 dhjetor, pasi kishte shpallur fundin e karrierës, në mes të stadiumit Camp Nou.
/GazetaBlic Sport/


