Sporti

Manchester City i ofron kontratë të re Raheem Sterling

11/26/2021 10:13
nga:E K

Manchester City duket se do ta mbajë në ekip anglezin, Raheem Sterling.

Sterling kohëve të fundit nuk pati shumë minuta me ekipin e Guardiolas, dhe mediat raportuan se anësori anglez do dëshirojë largimin nga City, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas mediave të huaja Barcelona është mjaftë e interesuar për të siguruar shërbimet e Sterling.

Megjithatë duket se City nuk është e gatshme ta lë të lirë Sterlingun.

‘Telegraph’ raporton se skuadra nga Manchesteri do t’i ofrojë Sterlingut kontratë të re afatgjatë.

/GazetaBlic Sport/