Manchester City pritet t’i ofrojë kontratë të re mesfushorit gjerman, Gundogan.
Kontrata e Gundogan përfundon në fund të sezonit 2022/23, dhe Citizens janë të interesuar t’a mbajnë atë edhe më tutje në ‘Etihad‘, shkruan GazetaBlic Sport.
Gundogan është lojtar kyç në formacionin e Pep Guardiolas dhe lojtari vazhdon të pëlqehet nga tekniku spanjoll.
Manchester City do të ofrojë kontratë për gjermanin që do ta mbante atë në klub deri në vitin 2025.
/GazetaBlic Sport./


