Sporti

Manchester City i ofron kontratë dy vjeçare dhe pagë të majme Cristiano Ronaldos

08/25/2021 23:50
nga:Lorik J

Cristiano Ronaldo dëshiron një aventurë të re dhe largimi i tij nga Juventusi mund të ndodhë në këtë afat kalimtar.

Për momentin, skuadra e vetme që Ronaldo mund të transferohet është Manchester City, i cili vazhdon të ketë kontakte me agjentin e Ronaldos, Jorge Mendes, përcjell GazetaBlic Sport.

Manchester City i ka ofruar yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldo një kontratë dyvjeçare me vlerë prej 14-15 milionë euro neto në sezon.

Megjithatë, klubi anglez nuk dëshiron të ofrojë para për Ronaldon, andaj mund të propozojë shkëmbimin me sulmuesin, Gabriel Jesus.

/GazetaBlic Sport