Sporti

Manchester City i ofron kontratë të re Ruben Dias

08/20/2021 09:52
nga:E K

Manchester City ka për synim të vazhdojë kontratën e Ruben Dias.

Dias pati paraqitje të mira sezonin e kaluar dhe ka bindur drejtuesit e Manchester Cityt që t’i ofrojnë atij një kontratë të re, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas “The Sun” negociatat mes palëve tashmë kanë nisur.

Dias ka kontratë me kampionin e Anglisë deri në vitin 2026, kurse në kontratë të re do t’i ofrohet edhe një vit më shumë saktësisht në vitin 2027 ku do të ketë edhe rritje page.

/GazetaBlic Sport/