Sporti

Manchester City i ofron Haaland-it një kontratë të re

09/07/2024 13:50
nga:Mergim Rreci

Manchester City tashmë është duke përgatitur rinovimin me Erling Haaland.

Kontrata e sulmuesit përfundon vetëm në qershor të vitit 2027, por, sipas gazetës spanjolle Marca , drejtuesit e klubit anglez kanë pasur tashmë disa takime dhe gjithçka tregon se norvegjezi do të nënshkruajë kontratë të re.

Mesazhi i klubit ka qenë i qartë, plot besim te norvegjezi, si dhe te Guardiola, i cili sa herë që pyetej përforconte pozicionin e sulmuesit në planin e tij të lojës.

Nëse marrëveshja realizohet, 24-vjeçari do të bëhet lojtari më i paguar në skuadër, duke kaluar Kevin de Bruyne. Shtypi anglez ka raportuar se norvegjezi do të marrë rreth 24 milionë euro neto në sezon.

Që kur mbërriti te City në vitin 2022, Haaland ka arritur shifra stratosferike, me 97 gola të shënuar në vetëm 102 ndeshje për klubin. Ai gjithashtu fitoi gjashtë tituj, duke përfshirë një Champions League dhe dy Premier League.

/GazetaBlic Sport/