Sporti

Manchester City fiton trofeun e FA Cup, triumfon në finale ndaj Chelsea

05/16/2026 17:58
nga:Mergim Rreci

Manchester City i drejtuar nga Pep Guardiola ka triumfuar në finalen ndaj Chelsea, duke fituar me rezultat 1–0 dhe duke ngritur trofeun e FA Cup.

Heroi i ndeshjes ishte Antoine Semenyo, i cili shënoi golin vendimtar që i dha City-t fitoren në një përballje shumë të fortë dhe me ritëm të lartë, transmeton GazetaBlic Sport.

Chelsea tentoi të reagojë, por mbrojtja dhe kontrolli i City-t në mesfushë bënë diferencën deri në fund.

Me këtë sukses, Manchester City vazhdon dominimin e tij në futbollin anglez në vitet e fundit dhe shton edhe një tjetër trofe në koleksionin e tij.

/GazetaBlic Sport/