Sporti

Manchester City fiton trofeun e Community Shield, mposht pas penalltive Manchester Unitedin

08/10/2024 18:22
nga:E K

Manchester City ka fituar finalen e Community Shield ndaj rivalit Manchester United.

Citizens fituan pas penalltive të cilat përfunduan me rezultat 7-6, shkruan GazetaBlic Sport.

120 minutat nuk prodhuan fitues pasi rezultati ishte 1-1.

Të parët në avantazh kaluan Djajtë e Kuq me golin e Garnachos në minutën e 82’të, por në minutën e 90’të Silva barazoi për të dërguar ndeshjen në vazhdime.

/GazetaBlic Sport/