Skuadra e Manchester Cityt ka fituar ndaj Wolves në ndeshjen e sotme.
Manchester City mposhti Wolves me rezultatin e thellë 3-0, në takimin e xhiros së 20’të të Premierligës, shkruan GazetaBlic Sport.
Lojtari i ndeshjes ishte padyshim Erling Haaland, i cili realizoi hat-trick në këtë duel.
Ai shënoi në minutat 40′, 49′ dhe 54′, për t’i dhuruar tre pikë skuadrës së tij.
Manchester City shkon në kuotën e 45 pikëve, dy pikë më pak se Arsenali që ndodhet në pozitën e parë, por ka dy ndeshje më pak.
/GazetaBlic Sport


