Manchester City ka fituar bindshëm ndaj Newcastle.
Skuadra e Guardiolas arriti të triumfonte në udhëtim me rezultat 0-4, shkruan GazetaBlic Sport.
Realizatorët e këtij takimi ishin: Dias, Cancelo, Mahrez dhe Sterling.
Në anën tjetër Chelsea ka dështuar të marrë më shumë se një pikë ndaj Wolves.
Skuadrat nuk arritën të realizonin gol duke luajtur baras me rezultat 0-0.
Me këtë fitore City shkon në kuotën e 44 pikëve, 6 më shumë se Chelsea që pozicionohet në vendin e 3’të, dhe 4 më shumë se Liverpool që është në pozitën e 2’të me 40 pikë, por që luan ndeshjen me Tottenhamin sot nga ora 17:30.
/GazetaBlic Sport/


