Sporti

Manchester City e shpërblen Erling Haaland, i ofron një kontratë të re

04/19/2023 14:55
nga:Mergim Rreci

Ndikimi i madh i Erling Haaland në Manchester City do të shpërblehet nga klubi me ofertën e një kontrate të re për sulmuesin norvegjez, duke zgjatur kontratën që nisi në fillim të këtij sezoni dhe që do të zgjasë përtej kontratës aktuale e cila skadon në vitin 2027 (me një pagë mujore rreth një milion euro).

Haaland, 22 vjeç, ka shënuar 47 gola në 40 ndeshje këtë sezon dhe, sipas The Athletic, është i gatshëm të rinovojë kontratën e tij tani që e di se Pep Guardiola do të jetë në klub të paktën deri në vitin 2025, pasi trajneri katalanas rinovoi në fund të nëntorit, përcjell GazetaBlic Sport.

Norvegjezi po thyen çdo rekord të vendosur deri më tash në nivelin elitar të futbollit anglez, duke bërë që të jetë shumë afër edhe rekordit me më së shumti gola brenda një sezoni.

/GazetaBlic Sport/