Sporti

Manchester City dhe Real Madrid triumfojnë në ndeshjet e para eliminuese në Ligën e Kampionëve

02/13/2024 22:53
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve.

Real Madrid ka triumfuar ndaj skuadrës së Leipzig në Gjermani, 0 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Brahim Diaz realizoi golin e vetëm në këtë takim, duke i dhënë fitore e madhe skuadrës së tij. Gjermanët kishin disa mundësi shumë të mira për gol, por i shpërdoruan ato.

Në ndeshjen tjetër, Manchester City mori një fitore me shumë vlerë ndaj Copenhagen në Danimarkë, 1 me 3. Kevin De Bruyne, Bernardo Silva dhe Foden shënuan golat për skuadrën angleze, kurse Mattson realizoi për Copenhagen.

/GazetaBlic Sport/