Manchester City ka shfaqur interesim për Cristiano Ronaldon.
Skuadra e Pep Guardiolas prej kohësh është në kërkim të një top sulmuesi pas largimit të Agueros, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas dështimit për të transferuar Harry Kane, raportohet se Guardiola ka kërkuar transferimin e yllit portugez në Etihad.
Megjithatë “Corriere dello Sport” raporton se City nuk dëshiron të shpenzojë para në blerjen e kartonit të tij.
Juventus duket të jetë e gatshme t’a lirojë futbollistin pasi paga e tij është shumë e lartë.
Aktualisht Ronaldo te Juventus përfiton 30 milionë euro në vit, kursë Manchester City raportohet t’i ketë ofruar atij vetëm gjysmën e pagës që e ka në Torino.
/GazetaBlic Sport/


