Sporti

Manchester City dërgon ofertën e parë zyrtare tek AC Milan për Tijjani Reijnders

05/30/2025 09:51
nga:Mergim Rreci

Manchester City ka dërguar një ofertë fillestare tek skuadra e AC Milan për Tijjani Reijnders.

Oferta fillestare e Manchester City për Tijjani Reijnders është marrë nga AC Milan në orët e fundit dhe ka shifrën prej rreth 60 milionë eurove, transmeton GazetaBlic Sport.

AC Milan po kërkon më shumë për ta lënë mesfushorin të largohet, me negociatat që do të vazhdojnë, duke synuar një marrëveshje përfundimtare.

Reijnders është objektivi kryesor i Man City  që nga muaji prill.

/GazetaBlic Sport/