Sporti

Manchester City deklason Club Bruggen, fiton 1-5

10/19/2021 20:43
nga:Lorik J

Manchester City ka arritur të mposht Club Brugge me rezultat 1-5.

Citizens qysh në fillim morrën iniciativën e lojës me qëllim që të kalojnë në epërsi.

Pas shumë tentimeve, golin e gjetën më min e 30′ përmes Joao Cancelo.

Mysafirët nuk u ndalën me kaq dhe dyfishuan epërsinë në min e 43′ me golin e Riyad Mahrez nga penalltia, për rezultatin e pjesës së parë 0-2.

Edhe pjesa e dytë ishte e njëjtë me Cityn që arriti të shënojë golin e tretë, kësaj radhe realizoi Kyle Walker në min e 53′.

Cole Palmer shënoi golin e katër për ekipin anglez në min e 67′.

Krejt çka arritën të bëjnë vendasit në këtë duel ishte goli i nderit i shënuar nga Hans Vanaken në min e 81′ për 1-4.

Rezultatin përfundimtarë 1-5 e vulois Mahrez me golin e tij të dytë personal në këtë duel.

Pas kësaj fitoreje Man City ka gjashtë pikë dhe merr kreun e tabeleës në grupin A, ndërsa Club Brugge ka katër pikë në vendin e tretë.

Në ndeshjen tjetër që u luajt nga ora 18:45 Sportingu arriti të mposht Besiktasin bindshëm 1-4.