Manchester City ka mbyllur pjesën e parë me avantazh të thellë ndaj Brightonit.
Skuadra e Guardiolas ka avantazh prej 0-3 pas 45 minutave të para të këtij dueli, përcjell GazetaBlic Sport.
Llogarinë e golave e hapi, Gundogan i cili realizoi gol në minutën e 13’të të takimit.
Për golin e dytë u përkujdes Foden i cili konkretizoi një kundërsulm mirë të organizuar nga skuadra e tij në minutën e 28’të të takimit.
Epilogun përfundimtar të pjesës së parë e dha Foden i cili realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Cityn në minutën e 31’të të takimit.
/GazetaBlic Sport/


