Sporti

Manchester City beson se do ta fitojë garën për Jude Bellingham

12/24/2022 11:27
nga:E K

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola dhe Bordi i kampionëve anglezë janë të bindur se do të fitojnë garën për transferimin e Jude Bellingham (Dortmund).

Sipas The Sun, megjithëse Real Madridi është në dispozicion për të ofruar 113 milionë euro për mesfushorin e ri anglez dhe Liverpool është gjithashtu në garë, qytetarët besojnë se Bellingham dëshiron të luajë për Cityn nën urdhrat e Pep Guardiolës dhe të kthehet të luajë përkrah mikut të tij Erling Haaland, i cili u largua nga klubi gjerman për në atë anglez këtë sezon, përcjell GazetaBlic Sport.

Emri i 19-vjeçarit anglez është ka ngjallur interesim edhe te Chelsea, Manchester United dhe Paris Saint-Germain.

/GazetaBlic Sport/