Sporti

Manchester City – Atletico Madrid, Guardiola kundër Simeones, ja formacionet e mundshme

04/05/2022 10:17
nga:Mergim Rreci

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve.

Sonte, zhvillohen ndeshjet e para çerekfinale të kompeticionit më të madh evropian për klube, shkruan GazetaBlic Sport.

Një ndeshje jashtëzakonisht interesante pritet të zhvillohet në “Etihad Stadium”, atje ku Manchester City i Pep Guardiolas e pret skuadrën më ‘problematike’ për t’u mundur, Atletico Madridin.

Skuadra e Simeones njihet për lojën e veçantë që aplikon, duke mposhtur disa herë edhe skuadrat kryesore që pretendojnë këtë trofe.

Këto pritet të jenë formacionet e mundshme të kësa sfide.

Manchester City: Ederson; Cancelo, Laporte, Stones, Zinchenko; Silva, Rodri, De Bruyne; Mahrez, Foden, Sterling.

Atletico Madrid: Oblak; Savic, Hermoso, Reinildo; Llorente, De Paul, Kondogbia, Koke, Lodi; Griezmann, Felix.

/GazetaBlic Sport/