Sot zhvillohet xhiroja e fundit dhe vendimtare në Premier League.
Arsenal dhe Manchester City do të luftojnë për titullin e madh kampion, natyrisht me ‘Qytetarët’ që janë shumë më të avantazhuar, shkruan GazetaBlic Sport.
City është në vendin e parë me 88 pikë, kurse Arsenal në vendin e dytë me 86. Një fitore e mundshme e City ndaj West Ham, do të nënkuptonte festë në ‘Etihad’.
Megjithatë, ‘Topçinjtë’ mendojnë vetëm për fitore në ndeshjen ndaj Everton, kurse kanë shpresa tek një dështim i mundshëm i skuadrës së Pep Guardiolas, dështim ky që do t’i bënte ata kampionë.
Ja ndeshjet e xhiros së fundit:
/GazetaBlic Sport/