Sporti

Manchester City afër arritjes së marrëveshjes me Rodrin për rinovimin e kontratës

02/07/2022 12:28
nga:E K

Manchester City ka hapur negociatat për rinovimin e kontratës së Rodrit.

Sipas mediave të huaja, ‘Citizens’ janë afër arritjes së marrëveshjes me mesfushorin spanjoll, shkruan GazetaBlic Sport.

Manchester City synon ta mbajë Rodrin në ‘Etihad Stadium’ deri në vitin 2027.

Kontrata aktuale e spanjollit me Cityn skadon në verën e vitit 2024.

/GazetaBlic Sport/