Lajme

Manastiri i Deçanit renditet si objekt i rrezikuar në Europë, Janiq e cilëson lajm të mirë

04/08/2021 16:26
nga:Gazeta Blic

Federata paneuropiane Europa Nostra e ka radhitur Manastirin e Deçanit një prej shtatë objekteve më të rrezikuara të trashëgimisë kulturore.

Këtij lajmi i është gëzuar Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janiq, i cili tha se ky rangim do të kthejë vëmendjen drejt këtij objekti fetar për ta mbrojtur.

Jam shumë i nderuar që Manastiri i Deçanit është në listën e shtatë objekteve më të rrezikuar. Jam thellësisht i bindur se do të kontribuojë ndjeshëm në mbrojtjen e trashëgimisë sonë të pacenueshme në Kosovë dhe do të rrisë ndërgjegjësimin se trashëgimia kulturore ka për qëllim të na bashkojë më shumë sesa të na largojë”.

Europa Nostra është një Federatë paneuropiane për trashëgiminë kulturore, që përfaqëson organizatat e qytetarëve që punojnë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Evropës. Është zëri i kësaj lëvizje për organet përkatëse ndërkombëtare, veçanërisht Bashkimit Europian, Këshillin e Europës dhe UNESCO-s.

LEXO EDHE:

Kryeziu: Pushteti është ndërruar për me i ndërruar kushërinjtë