Kandidati për deputet i LDK-së, Shkëmb Manaj, ka zhvilluar një takim me qytetarë në familjen Morina në Baicë, ku prezantoi programin politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se LDK-ja është rikthyer tek baza e saj, duke u takuar me çdo familje dhe qytetar të Kosovës.
Manaj e vlerësoi pjesëmarrjen masive të qytetarëve si një dëshmi të qartë për fitoren e madhe të LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit.
E plotë:
Mbramë në familjen Morina në Baicë u takuam me qytetarë për të prezentuar programin politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës!
LDK u kthy në bazën e vet – tek secila shtëpi dhe familje e Kosovës. Pjesëmarrja masive e qytetarëve në këto takime janë dëshmia me mirë e fitores së madhe të
LDK-së me 9 shkurt!
Falemnderit nga zemra për mikëpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme!
Voto LDK 124✅
Voto Lumir Abdixhiku 1✅
Voto Shkëmb Manaj 29✅