Kandidati i LDK-së për deputet, Shkëmb Manaj, ka vizituar disa biznese në Istog, duke u përkushtuar për mbështetje të prodhuesve dhe afaristëve të vendit, raporton GazetaBlic.
Ai ka vizituar kompaninë e përpunimit të çajit Agroproduct Shpk dhe Blif, si dhe biznese të kultivimit të peshkut nga familjet Demiraj, Januzaj dhe Arifaj, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së këtyre sektorëve.
Manaj ka shpërndarë mbështetje për gratë si Mire Bytyqi, që ka ndërtuar një biznes të suksesshëm në tekstil, dhe për rininë që krijon biznese të suksesshme, si vëllezërit Bytyqi me “Auro Detailing ELI”.
Ai ka theksuar se kërkesat e bizneseve do të adresohen në qeverisjen e LDK-së, duke i ftuar qytetarët të votojnë për LDK-në në zgjedhjet e 9 shkurtit.
E plotë:
Përherë mbetemi të përkushtuar t’i mbështesim prodhuesit dhe afaristët tonë. Sot në Istog vizituam kompaninë e përpunimit të qajit Agroproduct Shpk dhe Blif, për të vazhduar me bizneset e kultivimit të peshkut nga familjet Demiraj, Januzaj dhe Arifaj. Kjo traditë e prodhuesve të peshkut e ka gjenezen nga “Trofta” e Istogut si prodhuesi me i madh i peshkut në vendin tonë. Kërkesat e tyre legjitime do t’i adresojmë në qeverisjen tonë.
Poashtu, ishte frymëzues vizita znj. Mire Bytyqi, një grua e fuqishme dhe e suksesshme që ka ndërtuar një biznes të suksesshëm në fushën e tekstilit. Mbështetja e grave në të gjitha fushat e jetës, është pjesë kyqe e progarmit qeverisës të LDK-së. Në fund takuam biznesin e vëllezërve Bytyqi “Auro Detaling ELI”, që janë dëshmi që të rinjtë e vendit tonë munden të krijojnë biznese të suksesshme dhe të japin kontributin e tyre për zhvillimin e Kosovës.
Organizimi i këtyre takimeve nga strukturat e Nëndegës së Istogut, vetëm një ditë pas një takimi madhështorë në qendër të Istogut, tregon më se miri përkushtimin e tyre të madh për ti fituar bindhshëm zgjedhjet e 9 shkurtit! Falemnderit nga zemra!
✅Voto LDK 124
✅ Lumir Abdixhiku 1
✅ Shkëmb Manaj 29