Lajme

Manaj vizitë bizneseve në Istog: Përherë mbetemi të përkushtuar për t’i mbështetur prodhuesit dhe afaristët tanë

17 ditë më parë
nga:G B

Shkëmb Manaj, kandidat për deputet nga LDK, ka vizituar disa biznese në Istog, derisa ka thënë se përherë do të mbeten të përkushtuar për t’i mbështetur prodhuesit dhe afaristët tanë, raporton Gazeta Blic.

“Secili prej këtyre afaristëve është lider në sektorin e vet dhe përfaqëson patriotizmin modern të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Përherë mbetemi të përkushtuar për t’i mbështetur prodhuesit dhe afaristët tanë. Po ashtu, përkujdesja ndaj të moshuarve është prioritet i qeverisë sonë. Sot, së bashku me kolegët kandidatë për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, realizuam vizita në këto vende: Shtëpinë e të Moshuarve në Gurrakoc; në Distilerinë “Fron” me Ilir Rugovën; në Kompaninë “Liridona Home” me Besim Alushajn dhe vëllezërit Alushaj; në Punëtorinë e përpunimit të metaleve me Selajdin Bytyqin, i cili ka një traditë të gjatë familjare në këtë biznes.

Secili prej këtyre afaristëve është lider në sektorin e vet dhe përfaqëson patriotizmin modern të Republikës së Kosovës.

Organizimi i këtyre takimeve nga strukturat e Nëndegës së Istogut dëshmon më së miri përkushtimin e madh të tyre për të fituar bindshëm zgjedhjet e 9 shkurtit! Faleminderit nga zemra kryetarit të nëndegës, Driton Alihajdaraj, drejtoreshës së Mirëqenies Sociale, Merita Bytyqi, dhe asamblesistes Liridona Lajçi, që sot ishit bashkë me ne në këto takime të rëndësishme!

Voto LDK 124

Lumir Abdixhiku 1

Shkëmb Manaj 29