Shkëmb Manaj nga LDK ka kujtuar Presidentin historik Ibrahim Rugova, i cili ka thënë se është testamenti i tyre, raporton Gazeta Blic.
“Vepra dhe projekti i Tij mbetën udhërrefim dhe përkushtim yni për shtetin e Kosovës sepse në rrethanat politike që jemi, urtia, vëndosmëria dhe vizioni i Ibrahim Rugoves, janë rruga e vetme e drejtimit për fuqizimin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Trashëgimia politike e Presidentit Rugova, është testamenti ynë!
Sot, në datën e lindjes së Tij, kujtojmë dhe nderojmë veprën e ideatorit dhe themeluesit të shtetit të Kosovës, Presidentin historik dr. Ibrahim Rugova!
Vepra dhe projekti i Tij mbetën udhërrefim dhe përkushtim yni për shtetin e Kosovës sepse në rrethanat politike që jemi, urtia, vëndosmëria dhe vizioni i Ibrahim Rugoves, janë rruga e vetme e drejtimit për fuqizimin e shtetit të Kosovës!


