Kandidati i LDK-së për deputet, Shkëmb Manaj, ka kujtuar Presidentin historik, Ibrahim Rugova, në 19 vjetorin e ndarjes nga jeta.
Manaj tha se “Trashëgimia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves, është rruga e vetme për Kosovën”
Ai tha se gjithmonë do të përulemi para veprës monumentale të Presidentit Rugova.
“Kosovës, sot me shumë se kurrë i duhet vizioni politik dhe lidershipi unifikues i Rugoves, të cilin sot e gjejmë në shtëpinë e tij politike, në Lidhjen Demokratike të Kosovës!Dje, sot dhe përherë përulemi para veprës monumnetale të Presidentit Rugova!” shkruan Manaj raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Sot, në 19 vjetorin e shkuarjes në amshim, kujtuam me krenari Presidentin Historik të Republikës tonë, dr. Ibrahim Rugoven!
Trashëgimia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves, është rruga e vetme për Kosovën! Kosovës, sot me shumë se kurrë i duhet vizioni politik dhe lidershipi unifikues i Rugoves, të cilin sot e gjejmë në shtëpinë e tij politike, në Lidhjen Demokratike të Kosovës!
Dje, sot dhe përherë përulemi para veprës monumnetale të Presidentit Rugova!