Lajme

Manaj takohet me qytetarë dhe biznese të Banjes: Janë bashkuar me ne për ndryshim – Falemnderit për mbështetjen e fuqishme

01/17/2025 16:43
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Shkëmb Manaj me numër 29, sot ka zhvilluar takime me qytetarë dhe biznese në qendër të Banjes.

Manaj thotë se takime të tilla dorë me dorë do t’i mbajnë çdo ditë, ku shton se ata janë bashkuar me Lidhjen Demokratike të Kosovës për ndryshimin.

Postimi i plotë:

Sot takime me qytetarë dhe disa biznese në qendër të Banjes. Takimet e tilla dorë me dorë do ti mbajmë çdo ditë. Këta njerzë të ndershëm dhe punëtorë janë në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit. Ata e duan familjen, e duan vendin e tyre – Kosovën, prandaj janë bashkuar me Ne për ndryshim!

Në këto zgjedhje, vota është më shumë se një përzgjedhje – është një zë për drejtësi, dinjitet, zhvillim dhe ndryshim të vërtetë!

Falemnderit nga zemra për mbështetjen e fuqishme✌️!

✅ Voto LDK 124
✅ Voto Lumir Abdixhiku 1
✅ Voto Shkëmb Manaj 29