Rey Manaj pati një super sezon në kampionatin turk me skuadrën e Sivasporit, duke fituar zemrën e të gjithë tifozëve.
Sulmuesit lushnjar në shenjë nderimi iu besua edhe shiriti i kapitenit në duelin e fundit të kampionatit ndaj Kajserispor.
Një përballje kjo që ishte dhe e fundit për Manajn me fanellën e Sivasporit.
27-vjeçari pati një përshëndetje speciale me tifozët, ndërkohë që nuk mungoi as një status mirnjohës në “Instagram”.
“Të dua Sivaspor, do të jesh gjithmonë në zemrën time! Faleminderit për gjithçka”.
Me skuadrën bardhekuqe, Manaj shënoi 18 gola në 33 ndeshje.
Lushnjari sezonin e ardhshëm pritet të hedhë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke u transferua në një skuadër më prestigjioze.