Lajme

Manaj përkujton tre dëshmorët e shkollës shqipe: Vrasja e tyre ishte vrasje për të ndalur arsimin shqip në rrethana të okupimit klasik

01/31/2025 18:50
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Shkëmb Manaj, ka përkujtuar dëshmorët të cilët ranë në Uçë të Istogut, raporton GazetaBlic.

Manaj thotë se vrasja e tyre ishte një vrasje për ta ndalur arsimin shqip të Republikës së Kosovës në rrethana të okupimit klasik.

Ai shprehet i lumtur që pas propozimit të tij si deputet, presidentja i dekoroi tre dëshmorët e shkollës shqipe me urdhrin më të lartë të shtetit tonë, Hero i Kosovës.

Postimi i plotë:

33 vjet më parë, në Uçë të Istogut, ranë dëshmorë në mbrojtje të shkollës shqipe: Muharrem Hysenaj, Bajram Hoxhaj dhe Hasan Hysenaj. Vrasja e tyre ishte vrasje për të ndalur arsimin shqip të Republikës së Kosovës në rrethana të okupimit klasik.

Jam i lumtur që sipas propozimit tim si Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Presidentja e Republikës, tre dëshmorët e shkolles shqipe, i ka dekoruar me urdhrin me të lartë të shtetit tonë, Urdhërin Hero i Kosovës.

Lavdi e përjetshme për heronjtë e Kosovës!