Lajme

Manaj: Obiliqi me pjesëmarrjen masive dëshmoi se LDK-ja është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit

02/02/2025 19:39
nga:Genita C

Shkëmb Manaj, kandidat i LDK-së për deputet, thotë se tubimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Obiliq nisi me një minutë heshtje për të shprehur dhimbjen për humbjen tragjike të tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës, raporton GazetaBlic.

Ai e theksoi se Obiliqi ka treguar mbështetje të jashtëzakonshme për LDK-në, duke dëshmuar se kjo parti është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Manaj falënderoi qytetarët për mikpritjen, besimin dhe përkrahjen e tyre të pakusht, duke theksuar se së bashku po ndërtojnë një moment historik për fitoren e madhe të LDK-së dhe të kryeministrit Lumir Abdixhiku.