Lajme

Manaj: Nuk ka forcë që e ndal qeverisjen e LDK-së

12/20/2024 16:53
nga:Sh R

Kandidati për deputet në LDK, Shkëmb Manaj, ka njoftuar se ka filluar asfaltimi i Rrugës A e cila është arteria kryesore e komunikacionit në Prishtinë.

Manaj thotë se nuk ka forcë që e ndal qeverisjen e LDK-së.

Ai tregon se kjo ka qenë njëra nga betejat që e kanë fituar në Gjykatë, për shkak se sipas tij pushteti qendror ka tentuar të bllokonte ndërtimin e kësaj rruge.

Postim i plotë:

Rruga A, arteria kryesore e komunikacionit në Prishtinë, filloj të asfaltohet sot!

Nuk ka forcë që e ndal qeverisjen e LDK-së!

Kjo ka qenë njëra nga betejat tona qe e kemi fituar në Gjykatë per shkak se pushteti qendrorë dëshironte ta bllokonte ndërtimin e kësaj rruge!