Kandidati i LDK-së për deputet, Shkemb Manaj, theksoi rëndësinë e tubimit madhështor në Gjakovë, duke e cilësuar atë si një shenjë të fuqisë dhe mbështetjes së qytetarëve për Lidhjen Demokratike të Kosovës, raporton GazetaBlic.
Ai e lidh Gjakovën me emra të njohur atdhetarë si Fehmi Agani, Bardhyl Çaushi, Mark Malota dhe Gjergj Sokol, duke nënvizuar se ky qytet është gjithmonë në mbështetje të së djathtës shqiptare dhe të vlerave të LDK-së.
Manaj theksoi se fitorja e LDK-së është një fitore për të gjithë qytetarët që besojnë në një të ardhme më të ndritur për Kosovën dhe se kryeministri i ardhshëm, Lumir Abdixhiku, do të jetë garancia për një zhvillim të qëndrueshëm dhe një orientim të qartë të Kosovës.
E plotë:
Tubimi madhështor në Gjakovë është dëshmi e fuqisë dhe mbështetjes së qytetarëve për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe vlerat e saj. Gjakova e Fehmi Aganit, e Bardhyl Çaushit, e Mark Malotës e Gjergj Sokolit dhe e veprimtarëve tjerë atdhetarë, është ngitur në këmbë në mbështetje të së djathtës shqiptare, në këtë moment historik shënon një kthesë të rëndësishme për Kosovën.
Fitorja e LDK-së nuk është thjesht e një partie, por e gjithë qytetarëve që besojnë në një të ardhme më të ndritur për Kosovën.
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kryeministri në ardhje Lumir Abdixhiku janë garanca e një Kosove të zhvilluar dhe me orientim të qartë me miqtë e Kosovës.


