Kandidati i LDK-së për deputet, Shkemb Manaj, ka nderuar sot në Pejë dy policët e rënë në krye të detyrës, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj, të cilët sakrifikuan jetën për lirinë dhe rendin publik, raporton GazetaBlic.
Manaj theksoi se kolegët e tyre vazhdojnë me guxim misionin e tyre për mbrojtjen e sigurisë në gjithë territorin e Kosovës.
Ai shprehu nderimin dhe përjetësimin e kujtimit për këta heronj të rendit, duke theksuar se sakrificat e tyre do të mbeten të paharruara për brezat e ardhshëm.
E plotë:
Sot në Pejë, në nderim të policëve të rënë në krye të detyrës, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj, të cilët dhanë jetën e tyre në mbrojtje të lirisë dhe të rendit publik.
Sot, kolegët e tyre vazhdojnë të ndjekin shembullin e tyre të trimërisë, duke ruajtur rendin dhe sigurinë publike në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Nderimi dhe kujtimi për të rënët është i përjetshëm!